Manchester United vazhdon të shfaqë oshilacione të shumta në Premier League. Skuadra e Erik ten Hag, u mposht 2-1 nga Aston Villa, duke regjistruar disfatën e katërt sezonale në kampionatin anglez.
Ekipi nga Birmingemi kaloi në avantazh të dyfishtë në 11 minutat e para, teksa realizoi edhe golin e tretë në minutën e 49’. Trajneri i Manchester United nuk e fshehu zhgënjimin e madh në prononcimin pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:
“Humbëm ndeshjen në fillimin e çdo pjese, kjo është e papranueshme. Kundërshtarët dukeshin më të freskët se ne, ata ishin më të gatshëm për të luftuar e fituar. Për të fituar ndeshjen duhen fituar duelet ndaj lojtarëve kundërshtarë.
Unë kam në ekip lojtarë me përvojë, ata duhen ta kishin lexuar më mirë lojën. Nuk mund të pësohen dy gola të tillë, duhet të ishim më kompaktë. Rezultati nuk është i gënjeshtërt, futbolli të dhuron gjithmonë atë që meriton”, deklaroi Ten Hag.
Top Channel