Defekt i rëndë në rrjetin elektrik të Shijakut, disa fshatra pa energji

06/11/2022 17:22

Një defekt i rëndë ka ndodhur në rrjetin elektrik të Shijakut, duke lënë pa energji shumë fshatra.

Prej më shumë se 15 orësh e gjithë zona rurale e Shijakut është pa energji, që nga orët e para të ditës së sotme. Burime nga OSHEE bëjnë me dije se me vështirësi kanë konstatuar ku ishte defekti dhe tani po punohet për riparimin e tij.

Defekti është konstatuar në fidrin 11, në afërsi të fshatit Pjesëz ku një kabull elektrik është dëmtuar rëndë. Grupi i punës po punon për kthimin e energjisë elektrike në zonë.

Fshatrat Pjezës, Hardhishtë, Romanat, Manskuri e disa të tjerë janë pa energji elektrike.

Top Channel