Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë. Shtetasi Sajmir Brahimi ishte i shpallur kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi akuzohej për vjedhje me dhunë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016 e ka  dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. 37-vjeçari në bashkëpunim  me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.

Në bashkëpunim me homologët grekë, ai është ekstraduar drejt Shqipërisë.

 

Top Channel