“Nuk pata zgjidhje tjetër”; me këto fjalë e ka mbrojtur Elon Musk, tashmë pronar i Twitterit vendimin e tij polemizues për të shkarkuar gjysmën e punonjësve të kësaj platforme.

Twitteri, justifikohet miliarderi, po humbiste më shumë se 4 milionë dollarë në ditë, nuk bëhej dot ndryshe. Kreu i Twiterit për sigurinë e integritetin, Yoel Roth, thonë se vendet e punës së kompanisë janë shkurtuar me 50%. Sipas të dhënave të dorezuara autoriteteve,  vetëm në Kaliforni janë larguar nga puna rreth 983 persona, 784 në San Francisko, 106 në San Jose dhe 93 në Los Angeles.

Një nga punonjësit e larguar rrëfen se njoftimi iu be vetëm me një mesazh në postën elektronike.

“I vetmi njoftim zyrtar që mora nga Twitteri ishte një email. Asnjë arsye specifike nuk jepej aty, asnjë shpjegim. Edhe nga një këndvështrim shumë cinik, nuk mendoj se e gjithë kjo ishte organizuar apo koordinuar sic duhet, e as nuk krijon përshtypjen e nje informimi të mirë nga ana ligjore se cfarë lejohet e cfarë jo.”

Pas raportimit të këtyre zhvillimeve, janë rritur shqetësimet për të ardhmen e punonjësve që janë përgjegjës për të menaxhuar informacionet sensitive. Grupet për sigurinë online paralajmërojnë se Musku mund t`i zbusë shumë politikat duke bërë që Twitteri të jetë më pak efikas në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit.

Nuk përjashtohet po kështu mundësia që të hiqet bllokimi i bërë disa figurave, si ish presidenti amerikan, Donald Trump.

Top Channel