Kreditë e këqija zvogëlohen/ Sistemi bankar më i pastër në letra, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Fermerët e zonës së Semanit në Fier kanë braktisur skemën e qeverisë për subvencionimin e mbjelljes së grurit.
Shkaku është kushti që ata duhet ta blejnë farën e grurit dhe plehrat me kupon tatimor, ndërkohë që çmimi në treg nuk ju leverdis. Ata thonë që ende nuk kanë shitur prodhimin e mbjelljeve të kaluara.
Problemi është mossigurimi se mund të fitojnë subvencionin pasi bëjnë shpenzimet për t’i blerë me detyrim lëndët e para te disa tregtarë, por edhe toka që jo gjithmonë është me dokumentacion të rregullt.
Zona bujqësore e Semanit është një tokë e pasur që prodhon shumë, por këtij prodhimi nuk i përgjigjet një organizim më i mirë shtetëror. Fermerët thonë që ju mungon edhe uji.
Top Channel