Dy aksidente janë shënuar mëngjesin e  sotëm në aksin Elbasan-Librazhd, pranë kthesave të “Murrashit”.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se shkak për aksidentin janë bërë reshjet e dendura të shiut, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

Top Channel