Pas suspendimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Veri, Nenad Gjuriç, për refuzimit të shqiptojë qortime për qytetarët që ngasin vetura me targa ilegale, tash Lista Serbe po kërcënon me largim nga institucionet.

Kryetari i Listës, Goran Rakiç që është njëherësh edhe Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, do të mbledhë partinë e tij dhe gjithë kryetarët e komunave veriore të shtunën për të nxjerrë këtë vendim.

Siç raportojnë mediat serbe, në të njëjtën ditë edhe Qeveria e Serbisë do mbajë mbledhje urgjente për të diskutuar për situatën e krijuar pas suspendimit të Nenad Gjuriçit.

Ndërkohë që në Kosovë, pritet që kjo situatë t’i sjellë problem Qeverisë edhe në rrafshin e dialogut.

Derisa mes tjerash bëhet thirrje edhe për shkarkimin e Ministrit Goran Rakiç, për mosbindje ndaj vendimeve të Qeverisë, Ymeri shton se për të dalë nga kjo situatë, Kryeministri Albin Kurti duhet të shtyjë afatin për konvertimin e targave.

Qeveria e Kosovës vazhdon të heshtë karshi kërcënimeve të Listës Serbe, ndërkohë që pas njoftimit për situatën, gjatë së premtes pritet që i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak të takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA