Polonia dhe Lituania analizojnë stërvitjen e trupave ukrainase

04/11/2022 17:43

Polonia dhe Lituania kanë parë nga afër stërvitjen e trupave ukrainase gjatë dimrit.

Kjo gjë u bë e ditur nga një gjeneral këtë të premte, ku sipas Sky News ka ardhur në një moment që pushtimi rus i Ukrainës ka alarmuar vendet në të gjithë krahun lindor të NATO-s, të cilët kanë qenë ndër avokatët më të zëshëm të ndihmës ushtarake dhe financiare për Kievin.

“Rusët po përgatiten për fazën tjetër, kështu që ne po shqyrtojmë se si të ruajmë ritmin stërvitor të ushtrisë ukrainase në nivele të ndryshme, integrim, logjistikë”, tha gjenerali Rajmund Andrzejczak, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Armatosur polake.

Polonia po shërben tashmë si një vend për trajnimin e trupave ukrainase. Në tetor, BE-ja ra dakord të ngrejë Misionin e Ndihmës Ushtarake në mbështetje të Ukrainës.

Top Channel