E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’ju bashkuar Messit në kampionatin amerikan 10/04 02:33
Paul Pogba nuk ia doli dot të jetë gati për Botërorin e Katarit, edhe pse shmangu operacionin qëllimisht. Trajneri Didier Deschamps do të duhet të bëjë pa kampionin e botës, por alternativat nuk i mungojnë.
Trajneri i “Gjelave” e ka gjetur zgjidhjen në kampionatin italian raporton “L’Equipe”. Pjesë e Francës në “Katar 2022” pritet të jetë Tanguy Ndombele, mesfushori që Napoli e ka marrë në huazim nga anglezët e Tottenham.
Këtë sezon në kampionatin italian ai është aktivizuar në 10 ndeshje dhe pesë prej tyre i ka nisur nga minuta e parë. Ndombele ka luajtur edhe 5 duele në Champions League, duke shënuar edhe një gol kundër Rangers.
Top Channel