27/12 16:59
Reagimeve të shumta për lamtumirën e papritur nga futbolli të Gerard Pique u është shtuar edhe ai i Rey Manajt.
Në një postim të shkurtër në Instagram, sulmuesi i Shqipërisë, që aktualisht luan për Watfordin në Championship shkruan:
“Kënaqësi e madhe që kam mund të luaj me ty, Gerard Pique. Të uroj shumë fat në atë që të pret në të ardhmen.”
Kujtojmë që Rey Manaj u bë pjesë e Barcelonës B në janar 2020 dhe në disa raste është grumbulluar në skuadrën e parë, ku ka pasur mundësinë të stërvitej me “yjet” e skuadrës si Messi, Pique, Busquets etj.
View this post on Instagram
Top Channel