Julen Lopetegui nuk do të qëndrojë gjatë pa punë, madje do të rikthehet shumë më shpejt sesa pritej. Mediat britanike raportojnë se trajneri spanjoll ka arritur marrëveshjen me anglezët e Wolverhampton dhe do të zyrtarizohet në pankinën e “ujqërve” menjëherë pas ndërprerjes së kampionatit.
Trajneri 56-vjeçar spanjoll u shkarkua nga pankina e Sevillas më 5 tetor të këtij viti, për shkak të rezultateve të dobëta të andaluzianëve dhe u kontaktua menjëherë nga Wolves, por pas një ngurrimi thuajse një mujor, më në fund pranoi të ulet në stolin e klubit të Premier League.
Kjo do të jetë aventura e parë në kampionatin anglez për Lopeteguin, që më herët ka drejtuar Porton, përfaqësuesen spanjolle, Realin e Madridit e së fundi Sevillan.
Top Channel