“Jam i bindur që akuzat janë të stisura nga kolegët”/ Mësuesi që akuzohet për dhunë në Devoll: Prej 30 vitesh në arsim s’kam pasur asnjë thyerje disiplinore

04/11/2022 18:39

I kontaktuar me telefon mësuesi i akuzuar për dhunë ndaj nxënësve në Bilisht, Alban Fetolli ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndër të tjera Fetolli shton se të gjitha janë akuza të stisura, gjë për të cilën dyshimet më te forta i ka tek disa kolegë.  Unë kam 30 vjet që punoj dhe kontribuoj ne arsim dhe kurrë nuk kam pasur probleme të tilla edhe në kohën kur kam qenë drejtues i ZA Devoll apo pozicione të tjera, nuk kam pasur probleme kurrë me kolegët aq më tepër me nxënësit.

Prej 30 vitesh punoj me pasion për edukim, nuk kam pasur kurrë as thyerje displinore apo vërejtje për punën time, jam i bindur akuzat janë të stisura nga kolegë, të cilët keqpërdorin fëmijët, koha do ti vërtetojë” tha Fetolli.

Ndërsa i pyetur se çfarë rruge do të ndjekë për personat dhe kolegët që dyshon, nëse do i kallëzojë penalisht për shpifje apo jo, Fetolli shprehet se është duke e menduar këtë të gjë, por ende nuk e ka vendosur.

Top Channel