Ne dyshojmë se ish deputeti Alqi Bllako mund të ndikojë në marrjen e provave dhe tek persona të tjerë, me këtë argument SPAK kundërshtoi në Gjykatën e Apelit lirimin e tij.

Me  dyshimin se Alqi Bllako mund të ketë kryer  veprime në dinamikë për të ndikuar tek të tjerë, SPAK i është bashkuar ambasadores amerikane Yuri Kim e cila gjatë 10 ditëve me mesazhe direkte dhe takime të posaçme me gjyqtarët, kujtoi të pushtetshmit se ka skaduar koha kur të paprekshmit kryenin telefonata dhe dërgonin emisarë për të influencuar. Në kërkesën e apelimit të SPAK që insiston kthimin e Alqi Bllakos në burg, përmendet gjithashtu rreziku se Bllako mund t’i largohet drejtësisë dhe ti shmanget një dënimi të mundshëm

Bllako u arrestua për korrupsion dhe për shpërdorim detyre së bashku me nëntë persona të tjerë të dyshuar për aferën gati 5 milionë euro të  inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit.

Si deputete dhe kryetare e Komisionit te Posaçëm të ngritur për inceneratorët Tabaku tha se të dyshuarit kanë bashkëpunuar në formën e grupit kriminal

Gjatë ditës në SPAK u pyet si e dyshuar në këtë çështje edhe ish anëtarja për koncensionin e inceneratorit Jonida Zeqo e cila sipas burimeve të TCH ka treguar emrat e personave që e kishin shtyrë të firmoste.

Top Channel