Gjërat dalin jashtë kontrollit, Petro acarohet dhe bërtet në studio: Kur më preket ajo e imja…

04/11/2022 18:50

Në këtë puntatë të Për’puthen u transmetua takimi i Irisit dhe Donatos, e cila u pasua me një situatë të pakëndshme në studio.

Petro, i cili deri para pak kohësh ishte afruar me Irisin, në një moment në studio nisi të bërtiste.

Më pas kjo situatë u shpjegua nga ai, i cili tha se nuk është xhelozi por me mënyren se si folën konkurrentët.

“Nuk kishte lidhej me Irisin fare. Për kokë  të vllait ska pas lidhje me Irisin. Më ka irritu mënyra se si po fliste: hajde vazhdo vazhdo po thoshte. Vetëm kjo më ka irrituar dhe prandaj reagova. Kur më preket ajo imja, të më ofendosh mua, të gjithë këtu brenda të sillen me arrogancë, ska shance”, u shpreh Petro duke bërtitur.

 

Top Channel