Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Një grua në SHBA ndihet paranojake se diçka do të shkojë keq pasi ajo fitoi lotarinë dy herë me një shumë totale 400,000 dollarë.
70-vjeçarja zbuloi se ajo ishte një fituese e një shume prej 100,000 dollarësh pasi gërvishti dy bileta të lojës ‘Ultimate Cash’ që ajo bleu në Delaware.
Ajo shkoi për të mbledhur fitimet e saj rreth një javë më vonë dhe u tha zyrtarëve të lotarisë se ishte fitorja e saj më e madhe që kur filloi të luante Lotarinë e Delaware shtatë vjet më parë.
Megjithatë, fitorja e saj rekorde u zbeh pasi gjatë udhëtimit të saj për në shtëpi, e moshuara vendosi të merrte tre bileta “Para të rënda” në Dover dhe njëra prej biletave doli të ishte fituese i xhekpotit prej 300,000 dollarësh.
“Ishte marrëzi absolute’, tha ajo.
Sa i përket asaj që gruaja planifikon të bëjë me fitimet e saj, ajo tha se do të vendosë pjesën më të madhe të parave të çmimit në fondin e saj të pensionit .
Top Channel