Një grua është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga djali i saj në Këlcyrë. Denoncimin në polici e ka bërë vetë 67-vjeçarja.

35-vjeçari me iniciale E.N. është arrestuar dhe do të hetohet nga Prokuroria e Përmetit për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA