Në këtë puntatë të Për’puthen vijoi diskutimi rreth akuzave të Remilit për Edën dhe Mateon.

Remili akuzoi dyshen se kanë një lidhje më të afërt jashtë programit dhe se në program thjesht shtiren.

“Janë fallco. E them për afrimitetin që kanë këtu edhe jashtë. Atë afrimitet që kanë jashtë është shumë herë më i madh që ka këtu brenda”, u shpreh konkurrenti.

Pas fjalëve që ai tha reagoi edhe Eda së bashku me Mateon, të cilët i hodhën poshtë këto akuza duke i konsideruar të pavërteta.

Më pas Remili iu kundërpërgjigj me të njëjtin qëndrim që ka mbajtur që në fillim të akuzave që hodhi.

“Ti e ke atë femër. Ata dalin bashkë jashtë. Kur i thash ndërro makinë i thash sepse po i shohin shpesh”, shtoi më tej ai.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel