Procesi i Berlinit/ Scholz: Në Ballkanin Perëndimor tashmë do lëvizet me karta, do jepen një mld euro grante

03/11/2022 14:34

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili mirëpriti ditën e sotme në Gjermani liderët e Ballkanit Perëndimir, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, ka theksuar rëndësinë e Procesit të Berlinit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ai tha se gjatë ditës së sotme u nënshkruan disa marrëveshje e tashmë është më e lehtë lëvizja në vendet e rajonit pasi mund të kalohet nga njëri vend në tjetrin vetëm me anë të kartës së identitetit dhe se diplomat tashmë mund të njihen në të gjitha vendet e rajonit.

Ai tha së të gjitha vendeve do tu vihet në ndihmë me një shumë prej 1 milion eurosh.

Scholz: Procesi i Berlinit është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Po zhvillohet për herë të tretë nga mikëpritësi gjerman jam i gëzuar që e bindëm Ramën që të jetë mikpritësi I ardhshëm. Integrimi I Ballkanit Perëndimior në BE janë preukopim i madh për mua. Për këtë do të jetë e nevojshme që të zgjidhen temat e konflikteve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ne dhe pjesëmarrësit e tjerë të do të mbështesim anëtarët dhe ti ndihmojmë ata për krizën energjitike. Gjermania do të përqendrohet në këtë ndihmë nëpërmjet bankës së saj deri në 200 mln. Samiti ka treguar se ka vullnet për të bashkëpunuar e Gjermania do ta mbështesë këtë proces në të ardhmen ashtu si BE-ja.

Sot u diskutua për krijimin e përbashkët të një tregu rajonal që integron në mënyrë të barabartë të gjitha vendet e rajonit.  Marrëveshjet e nënshkruara janë një sukses I madh, pasi bënë të mundur që njerëzit e Ballkanit Perëndimor të lëvizin me karta dhe të njihen diplomat mes vendeve të rajonit. Pjesëmarrësit ranë dakord për një marrëveshje për energjinë. Samiti tregoi vullnetin për të bashkëpunuar dhe Gjermania do të vazhdojë mbështetjen ndaj procesit të Berlinit. I mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor për ët mbijetuar në këtë krizë energjie me 1 mld euro deri në 2030.

Top Channel