Një konflikt i çastiti mes kolegëve të OSHEE-së ka përfunduar me përdorimin e thikës, deri në plagosje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Niko Zhezo ka goditur me thikë Kastriot Shametaj (të dy punonjës të OSHEE-së).

Mësohet se konflikti ka qenë për motive krejtësisht banale, bëhet fjalë për çështje të punës të cilat përfunduan në përdorimin e thikës. Debati ka nisur fillimisht me fjalë, shkelma dhe grushta, më pas është përdorur thika.

I plagosuri ka marrë disa dëmtime në trup dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.

Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Top Channel