Në mungesë të një sinjal nga presidenti i republikës dhe faktori ndërkombëtar për të hyrë në greve urie, sindikata e punojësve të universiteteve është duke diskutuar opsionet që mund ti ndihmojnë për të arritur kërkesat e tyre.

Në kushtet ku bojkoti i mësimit nuk mund të vazhdojë pafundësisht, një ndër opsionet është bojkot vetëm një herë në javë. Por sindikata do të dalë të premten me vendimin përfundimtar.

Ndërkohë që Fakulteti i Shkencave të Natyrës, këtë javë do ta mbyllë duke protestuar prej orës 10-12 në oborrin e fakultetin, ndërsa prej të hënës protestën e tyre kanë vendosur ta zhvillojnë një here në javë para parlamentit.

Një pjesë e pedagogëve prej thuajse tre javësh nuk janë futur në auditore për të dhënë mësim. Por kjo nuk ka qenë zgjedhja e të gjithë pedagogëve, pasi shumë të tjerë kanë vijuar normalisht.

Top Channel