Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Akullnaja në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë ato të fundit që kanë mbetur në Afrikë, do të zhduken deri në vitin 2050. Arsyeja, sipas OKB-së që ka realizuar studimin, janë ndryshimet klimatike.
Raporti i Unseco-s tregon se praktikisht, akullnajat në një të tretën e zonave të trashëgimisë botërore, nuk do të ekzistojnë më pas tre dekadash. Këtu përfshihen dhe akullnajat e Kilimanxharos, një pjesë e atyre në Alpe dhe në parkun Yosemite në Shtetet e Bashkuara.
Rezultati i hulumtimit është dramatik: sipas hartuesve të raportit, kjo gjë do të ndodhë pavarësisht përpjekjeve të ndërmarrë për të luftuar ndryshimet e klimës. Projeksionet mbështeten në të dhëna të detajuara satelitore. Raporti publikohet teksa ndërsa liderët botërorë përgatiten të takohen në Egjipt, në konferencën COP27 që mbahet javën e ardhshme me në fokus pikërisht ndryshimet klimatike.
Rreth 18 mijë akullnaja të gjendura në 50 vende të Trashëgimisë Botërore të OKB-së përfaqësojnë pothuajse 10 për qind të totalit të akullnajave të planetit. Ato përfshijnë pika të famshme turistike dhe apo zona të konsideruara të shenjta nga popullsia vendase. Zhdukja e akullnajave është ndër dëshmitë më goditëse të faktit që Toka po ngrohet, tha një nga hartuesit e raportit Carvalho Resende.
“Shpresojmë ta kemi gabim, shtoi ai, por faktet janë kokëforta dhe akullnajat mbeten një nga treguesit e vlefshëm të ndryshimit të klimës, sepse ajo çfarë ndodh me to, është mjaft e dukshme.
Top Channel