BBC: Si u zhdukën nga bilancet e Abramoviçit jahtet, vilat dhe avionët privatë me vlerë 672 milionë dollarë, dyshime për falsifikim dokumentesh dhe evazion fiskal
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nuk do të marrë pjesë në samitin e grupit të 20 ekonomive më të mëdha (G20), nëse lideri rus, Vladimir Putin, merr pjesë në këtë ngjarje që do të mbahet në Indonezi.
Zelensky i bëri këto deklarata më 3 nëntor në Kiev, pasi u takua me presidentin e Greqisë. Lideri ukrainas tha se është ftuar që të marrë pjesë nga presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, në samitin që mbahet më 15 dhe 16 nëntor.
“Qëndrimi im personal dhe qëndrimi i Ukrainës është që nëse lideri i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të marrë pjesë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha ai.
Më herët gjatë 3 nëntorit, Zelensky tha se ka biseduar me Widodon për përgatitjet për samitin e G20-s, por edhe për marrëveshjen për eksportin e drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Lufta, që ka hyrë në muajin e nëntë, ka lënë të vrarë mijëra persona, miliona të tjerë janë zhvendosur dhe janë shkatërruar qytete dhe vendbanime. Moska e cilëson pushtimin e Ukrainës si “operacion të posaçëm ushtarak”.
Top Channel