Në emigrim për borxhin e serave/ Fermerët në Dimal: Kastravecët na i marrin pa lekë, po tallen me ne

03/11/2022 15:13

Nikë Resuli, fermeri nga fshati Rërëz i Dimalit, pasi punoi si punëtor bujqësia për 10 në Patra të Greqi, në 2014 u kthye në vendlindje me shpresën se serat e tij do t’i sillnin më tepër fitime në familje, se sa siguronte nga emigrimi.

Por prej dy vitesh bujk po përballet me mungesën e tregut.

“Unë jam 33 vjeç kultivoj sallator, domate dhe speca. Kam 6 dynym sera, tani në sezon të vjeshtës që është dhe sezon i shkurtër një dynym jep 50 kuintal, nga gjashtë dynym që unë kam gjithsej prodhoj afërsisht 300 kuintal, unë deri më tani kam shitur 10 kuintal”, tha fermeri Nik Resuli.

Mungesa e tregut ka bërë që prodhimi i serave të vlerësohet nga grumbulluesit me zero lekë.

“Domatja shkoi një javë me 70 lekë, ndërsa tani 30 lekë po tallen. Ndërsa sallatori pa lekë. Ata të pikave thonë që sille tek dhe u shit mirë, po nuk u shit do ta hedhim në kanal. Puno gjithë ditën burrë e grua si qen jemi dhe moshë e re dhe nuk marrim asgjë. Dhe thotë po u shit mirë në të kundërt ta hedh në kanal djersën tënde“.

Për të mbjellë kastravecin që sot shitet pa lek, Nikut shënoi emrin tek lista e borxheve.

“Ne çfarë kemi marrë sivjet për të mbjellë serat i morëm me borxh, na ndihmoi agronomi i zonës, po nuk shkoi çmimi sivjet do iki prapë atje ku kam qenë në Greqi që të laj borxhet e serave”.

Histori si kjo e Nikut, i gjejmë në çdo sezon bujqësor. Tregu i pa drejtë po i detyron fermerët të qëndrojnë larg bujqësisë shqiptare.

Top Channel