Falsifikonin kartëmonedha 50 mijë lekëshe dhe i shpërndanin në qytet, Prokuroria e Elbasanit kërkon 39 vite burg për 6 të dyshuarit

03/11/2022 16:43

39 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Elbasanit për gjashtë persona që pas hetimeve rezultojnë se kanë falsifikuar dhe shpërndarë kartëmonedha të falsifikuara në qytet.

Këta shtetas janë kapur në vitin 2021, pasi në bashkëpunim me njëri–tjetrin kryenin falsifikimin dhe shpërndarjen e kartëmonedhave të prerjes 5000 lekë në Elbasan.

Hetim i këtij procedimi u krye me metoda speciale dhe u survejua dhe me agjent të infiltruar, i cili në disa episode bleu kartëmonedhat nga të pandehurit, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në përfundim të gjykimit të procedimit penal Nr.266, viti 2021 nga organi i Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan u kërkua:

Të deklarohet fajtor i pandehuri K.B., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

Të deklarohet fajtor i pandehuri J.H., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

Të deklarohet fajtor i pandehuri D.K., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

Të deklarohet fajtor i pandehuri F.K., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

Të deklarohet fajtor i pandehuri N.L., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim, zbatim i nenit 59 Kodit Penal;

Të deklarohet fajtor i pandehuri A.L., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

Të deklarohet fajtor i pandehuri A.L,  për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” të parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me tre vjet burgim, sepse është kapur dhe duke transportuar emigrantë në mënyrë të kundraligjshme.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dhe në bashkim të dënimeve të dënohet përfundimisht me nëntë vjet burgim.

Në total u kërkuan 39 vite burgim për të pandehurit.

Top Channel