E braktisur nga shteti pas tërmetit/ Fondacioni “Dritan Hoxha” ndihmon gjyshen qe jeton në kontejner

03/11/2022 17:34

Pas kronikës së shfaqur në Top Channel për vajzat e vogla që po rriten në një kontejner ka reaguar menjëherë fondacioni “Dritan Hoxha”.

Një sasi e konsiderueshme ndihme në ushqime dhe veshmbathje për Shpresën dhe mbesat e vajzën e saj është dërguar pranë familjes, duke kthyer shpresën te solidariteti dhe humanizmi në kohë të vështira.

Shpresa Guçe, bashkë me mbesat e saj, që jetojnë në kushte tejet të vështira nën hijen e shtëpisë së dëmtuar rëndë nga tërmeti në zonën e plazhit në Durrës, ka falenderuar fondacionin për ndihëm e dhënë.

Lexo edhe: Të rritesh në kontejner! E pastrehë nga tërmeti, gjyshja jeton me mbesat në dhuratën e kishës! I biri emigroi

Që nga viti 2010 kur u krijua fondacioni që mban emrin e themeluesit të Top Media Group, Dritan Hoxha, krahas përmbushjes së misionit të vet në fushën e medias, artit e kulturës, ka kontribuar edhe në çështje sociale që prekin familje apo grupe vulnerabël në nevojë, duke dëshmuar mbështetje reale dhe larguar ndjesinë e të qenit vetëm në kohë krize për to.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel