​Pas dhunës ndaj të moshuarës, shtohen vizitat e familjarëve në qendrën “Orenda”

03/11/2022 17:10

Gjergj Hasanaj nga Gjakova i cili në qendrën për përkujdesje ndaj të moshuarve “Orenda”, ka babanë e bashkëshortes thotë se gjendja e familjarit të tyre është e mirë, dhe se familjarët për momentin nuk po mendojnë ta largojnë nga kjo qendër babanë e tyre.

Hasanaj, i cili ka ardhur për të vizituar familjarin e tij tha se ai nuk e dinte fare se çka ka ndodhur në këtë qendër.

“Gjendja e tij për momentin se kesh para 10 minutash më e parë për momentin nuk ka ndryshuar asgjë me ua thënë të vërtetën familjari ynë as që e kish marr vesh se çka ka ndodhur nuk foli për atë dhe as nuk kemi mundur t’ ia përmendim nuk jemi duke e ditur se a e din për rastin. Diçka shqetësime nuk ka”, tha ai.

Gjergj Hasanaj thotë se më shumë nga ajo që ka ndodhur i ka shqetësuar e qeshura e infermiereve, teksa kolegia e tyre dhunonte një të moshuar.

“Qysh se e kemi prindin këtu personeli në nivel se çka ka ndodhur me këtë rastin qe është paraqitur në medie neve na ka shokuar të gjithëve. Ajo që neve si familjar na ka brengosur ka qenë e qeshura e personelit tjetër. Nuk jam duke mbrojtur as dhunuesin, as personin dhe as viktimën ajo është bërë në mënyrë të qëllimshme sipas meje”, theksoi ai.

Ai po ashtu thekson se familjarët për momentin nuk do ta largojnë familjarin e tyre.

“Dje kanë menduar familjarët djemtë dhe vajza kanë menduar me tërhjek por për momentin pa u zgjidh se çfarë problemi është nuk vjen në shprehje për momentin se çfarë hapi do të merret nesër pasnesër nuk mund ta them”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA