Ky vit i tretë me Covid do të tregojë nëse do të vazhdojë pandemi apo do të kalojë në një sëmundje endemike.

Por pas dy viteve pandemi janë përmirësuar protokollet  mjekësore, kanë dalë trajtime të reja të cilat frenojnë komplikacionet e rënda. Këto trajtime nuk kanë mbërritur në Shqipëri. Mjekët infeksionistë i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë të mundësojë futjen e këtyre terapive antivirale edhe për pacientë shqiptarë, qoftë dhe alternativa të tyre.

“Institucionet duhet t’i mundësojnë këto terapi. Jepen në 5 ditët e para. Frenojnë në mënyrë sinjikative sëmundje të rënda. Janë terapi që rekomandohen nga OBSH dhe CDC”- tha Arjan Harxhi.

Aktualisht shifrat e të infektuarve me Covid janë shumë të ulëta por mjekët thonë se nuk mund të parashikojnë se si do të sillet virusi i covid bashke me atë të gripit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA