28/11 22:56
Të lodhur dhe dërrmuar, ukrainasit civilë janë larguar nga vendi i tyre, për shkak të luftës.
Fëmijët dhe të moshuarit kanë mbërritur në Dzhankoi, e cila ndodhet në veri të Krimesë, pasi u evakuuan nga rajoni Kherson i Ukrainës i kontrolluar nga Rusia.
Rusia ka urdhëruar civilët të largohen nga një zonë përgjatë bregut lindor të lumit Dnipro në provincën ukrainase të Khersonit, ndërsa luftimet vazhdojnë.
Megjithatë, Kievi thotë se urdhri përbën një shpopullim të detyruar të një territori të pushtuar.
Top Channel