Marrëveshje, fonde për reformimin energjisë në rajon, por edhe mesazhe të qarta: kjo është ajo çfarë pritet nga samiti i Berlinit, dhe i pari prej këtyre mesazheve mbërriti tashmë.

“Status quoja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu, që statusi i Kosovës të kthehet në ‘mollë sherri’ për çdo çështje”, deklaroi një zyrtar i lartë pranë kancelarit Olaf Scholz, sipas të cilit  kjo është arsyeja edhe se përse Gjermania dhe Franca kanë dalë me një plan konkret për dialogun. Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai.

Edhe vetë Aleksandar Vucic tani po parashikon që Serbia, pa pasur nevojë të njohë shtetësinë e Kosovës të hapë rrugë për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, sidomos OKB, dhe në këmbim të marrë përfitime ekonomike dhe një anëtarësim më të shpejtë në BE. Por vëmendja në këtë samit  të rëndësishëm nuk është vetëm për Kosovën.

“Kthesa epokale po afron. Tashmë ka ardhur “momenti i së vërtetës” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Prej tyre pritet që të nxjerrin mësime nga realiteti i ri, i krijuar pas pushtimit rus në Ukrainë”- u shpreh zyrtari gjerman.

Që kur Procesi i Berlinit nisi në 2014-tën si nismë e ish kancelares, Angela Merkel, u zbatua vetëm vetëm heqja e tarifave roaming.  Katër marrëveshje të tjera për të cilat u ra dakord në Sofje në 2020-tën, nuk u jetësuan dot për shkak të mosmarrëveshjeve mes Beogradit e Prishtinës.

Tre prej tyre pritet tani të firmosen më në fund në 3 nëntor në kryeqytetin gjerman, lëvizje kjo që nga ekspertët shihet si përpjekje për të sinjalizuar se Procesi i Berlinit është i orientuar më shumë drejt sukseseve konkrete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA