Dhëndri i Bernie Ecclestone thotë në gjyq se i dha vjehrrës Slavica £500,000 për të blerë pikturën 2 milionëshe të Monet (fotot)

02/11/2022 16:13

James Stunt, dhëndri i miliarderit Bernie Ecclestone ka thënë sot në vijim të gjyqit të pastrimit të rreth 266 milionë paundë para të pista, se kishte humbur shuma të mëdha në bixhoz dhe një herë i dha ish-vjehrrës së tij 500,000 paundë para të thata, për të blerë një pikturë të artistit klasik Monet, e cila kushtonte 2 milionë.

Ish-bashkëshorti i trashëgimtares së Formula 1, Petra Ecclestone akuzohet nga autoritetet britanike se është në qendër të një rrjeti të pastrimit të parave mes kompanisë së tij dhe bankës vendase NatWest.

40 vjeçari Stunt tha në gjykatën e Leeds se zakonisht mbante shuma të mëdha parash të thata me vete, madje kishte dhe një kasafortë të madhe në shtëpinë e tij martesore në Los Angeles.

Ai thotë se ato ishin “paratë e tij”, duke pretenduar: “Ato ishin kryesisht fitime nga bixhozi dhe para të pataksueshme nga kazinoja”.

Stunt tha se dikur luante bixhoz me vjehrrin e tij Bernie Ecclestone, pronar i kampionatit Formula 1, duke shtuar se ai e paguante me para të thata e jo me bileta kazinoje.

Aristrokrati që më parë ka thënë se është ‘bixhosxhiu i dytë më i madh në botë’ njihet si klient në të gjitha kazinotë më të mëdha të Londrës.

“Në çdo kazino më lejonin të merrja kredi deri në 5milionë paundë, si në Londër dhe në Las Vegas”, tha Stunt në gjykatë.

Në vijim të justifikimeve ai shtonte se në 2012, i kishte dhënë vjehrrës së tij Slavica £500,000 që ajo ta ndihmonte për të blerë një pikturë të Monet që kushtonte £2milionë. Ai tha se kishte nevojën e saj si rezidente zvicerjane që ishte.

Ai u pyet më pas për lidhjet me argjendarinë e njohur në Bradford, Fowler Oldfield, ku dhe ishte regjistruar duke numëruar çantat me para.

Stunt tha se merrte 70 përqind të fitimeve se “ne kishim paratë” kurse Fowler Oldfield, i cili gjente klientët e argjendarisë, merrte 30 perqind.

Stunt tha në gjykatë se plani ishte kthimi i floririt të zakonshëm në mall të cilësisë së lartë në një punishte në Sheffield.

Por prokuroria thotë se operacioni përdorte para të jashtëligjshme që kaloni nga zyrat e Stunt dhe bankën NatWest, duke pastruar para me kthimin e tyre në flori të pagjurmueshëm.

Mes disa deklaratave në gjyqin e reflektuar gjerë në media, ai ka pranuar se përdorte celularin e bashkëshortes për të komunikuar me Los Angeles ndërsa mburrej me një foto ku kishte pozuar me dikur princin Karl, tashmë mbret.

FOTO GALERI
5/5
Me heret ai thoshte se Berni ishte shume 'kontrollues' ndaj marteses me te bijen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA