Fatmir Manellari është lënë në burg, pasi akuzohet për vrasjen e Safet Hyskollarit dy muaj më parë në derën e shtëpisë.
Gjykata e Pogradecit vendosi masën e arrestit me burg për 65-vjeçarin, i cili vrau me thikë bashkëfshatarin për një konflikt pronësie të mëparshëm në fshatin Gështenjas.
Nga ana tjetër avokati i të dyshuarit për vrasjen, Albi Hoxhallari i ka kërkuar gjykatës për të vlerësuar arrestimin e Manellarit dhe masën e sigurisë pa kërkuar asgjë tjetër.
Konflikti mes palëve ka lindur pasi viktima, i cili ishte kthyer në fshatin e lindjes nga SHBA, kishte vendosur disa tubo shkarkimi për rregullimin e rrugës që e çonte në shtëpi.
Autori pretendon se është pronar i ish-Kovaçanës që ndodhej ngjitur me shtëpinë e viktimës ndaj kur ka marrë vesh për punimet ai ka shkuar dhe e ka goditur Hyskollarin me thikë.
Sipas të dhënave autori nuk ka asnjë dokumentacion por pretendonte pronësinë sepse ka punuar vite.
Top Channel