Festivali i dancit bashkëkohor, u hap me koreografin e mirënjohur Angjelin Prelocaj

01/11/2022 12:39

Që prej të premtes në TKOB po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor, i cili u çel me dy mbrëmje magjike nga koreografi i mirënjohur Angjelin Preljocaj.

Ai solli për publikun shqiptar  “Udhëtim në dimër” të Schubert, të cilin e ka vendosur më herët në La Scala, me kompaninë e tij të Baletit.

Është një kënaqësi shumë  e madhe për mua të vënë këtë shfaqe baleti që e kam vënë dhe në la Scala. Dhe tani ta sjell në Tiranë është me të vërtetë një eksperiencë më vete. Sepse është kompania ime që e luan këtë balet. Gjithmonë që vij gjej dinamika të reja dhe është shumë stimuluese. Veprat e mia nuk janë gjithmonë melankolike. Ka balete të gëzueshme, por edhe tragjike.    Ky këtu është shumë melankolik. Është një udhëtim i dimrit. Është udhëtimi i një burri që ka humbur dashurinë dhe nuk gjen ngushëllim nga kjo humbe. Është një udhëtim që ka ndjenja të vërteta.

Ky festival erdhi në Shqipëri me inisiativën e Preljocaj dhe njëkohësisht mbështetjen e platformës së artit bashkëkohor dhe mendimit ndryshe “ Harabel”. Me ambicien për t’u kthyer një festival i përvitshëm

I radhës do të jetë Blenard Azizaj, me dy shfaqe sot dhe nesër në Teatrin e Operas me trupën nga Berlini, e më pas Eno Peçi me trupën e Vjenës, për t’u përmbyllur me  Gentian Dodaj.

Festivali do të përmbyllet me shfaqen Ghost, po nga Preljocaj më 4 nëntor. Kësaj here në bashkëpunim me trupën e baletit të TKOB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA