Blenard Azizaj ka një eksperiencë të gjatë në kërcim dhe koreografi me disa bashkëpunime me kompani të ndryshme nëpër Evropë si Sasha Waltz & Guests në Berlin, Akram Khan Company në Londër apo dhe Cie Linga në Lozanë.
Karriera e tij e ka çuar atë në mbarë globin, duke bërë turne dhe interpretime në festivale ndërkombëtare të kërcimit.Ndërsa sot në mbrëmje do ti sjellë publikut shqiptar baletin “Emigrimi i madh” në Festivalin Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor.
Marrë shkas nga eksperienca e tij personale e emigrimit autori e sjell këtë balet me trupën e kompanisë së tij në Berlin. Ai prej tetë vitesh punon aty si koreograf dhe instruktor kërcimi.
Blenard Azizaj është duke bërë koreografin dhe prodhimin e pjesëve të tij origjinale si NoBody’s Land, Walls, In the Beginning, Sacred Scars dhe shumë të tjera. Nëpërmjet këtij festivali ai dëshiron të sjellë në Shqipëri eksperiencë e tij.
Top Channel