Negociatat për paqe, reagon Donald Trump: Ukraina ka disa probleme të vogla, por besoj se këtë herë mund t’ia dalim
Përdoruesit në rrjetin Instagram në të gjithë botën po raportonin sot probleme për të hyrë në profilet e tyre.
Rrjeti social në pronësi të ‘Meta’ tha se është duke kontrolluar për problemin, në të cilin shumë përdoruesve u është deklaruar se “janë të pezulluar nga platforma”.
DownDetector – rrjeti monitorues i dështimeve të internetit – tha se kishte zbuluar disa mijëra përdorues të prekur.
Disa prej tyre u është raportuar se “llogaria e tyre është pezulluar për 30 ditë”, në masën e ngjashme me veprimet e marra ndaj përdoruesve që sipas rrjetit “nuk respektojnë standardet e komunitetit”, gjithashtu një politikë tepër e kritikuar për abuzime dhe anësi politike.
Në një deklaratë të Instagram Communications thuhej: “Jemi në dijeni se disa prej jush kanë probleme për të hyrë në llogaritë e tyre në Instagram.”
“Po e shikojmë problemin dhe ju kërkojmë ndjesë për ndërprerjen.”
Kompania ende nuk ka ofruar detaje për atë që ka shkaktuar çështjen e pazakontë.
Edhe javën e kaluar aplikacioni i njohur WhatsApp gjithashtu në pronësi të Meta ndaloi funksionimin për afro dy orë.
Top Channel