Nga 1 nëntori për të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që drejtojnë vetura me targat ilegale do të shqiptohet masa e qortimit, fazë kjo që do të zgjasë deri më 21 nëntor, ku pastaj do vazhdohet me gjoba prej 150 eurove.

Megjithatë, as kjo nuk i nxit serbët e Mitrovicës së Veriut të konvertojnë targat.

“Si mund te na i heqin këto tabela. Unë në gjithë Evropën kam qarkulluar me to. Jo nuk do t’i ndërroj tabelat”.

“Po presim nuk e di çka do të ndodhë, po presim si do të zhvillohen gjërat. Nuk e kam ndërmend t’i ndërroj tabelat”- shprehen qytetarët serbë.

Që prej dy muajsh kur ka filluar procesi i ndërrimit të targave, vetëm 23 drejtues të automjeteve i kanë kthyer ato në targa të Republikës së Kosovës.

Ministri e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë t’i konvertojnë targat para datës 31 mars, kur procedura do të jetë me lehtësira dhe pa taksa.

Të gjithë ata që do të konvertojnë targat pas datës 31 mars e deri më 21 prill do të detyrohen të paguajnë taksën doganore, taksën administrative, tarifën për targën dhe tarifën për certifikatën e regjistrimit të automjetit.

Ndërkohë, gjobat që do të fillojnë të shqiptohen pas tre javësh pritet të nxisin edhe protesta.

“Imagjinoni që gjysma e pagës ose të ardhurave të shkojë në pagesën e një dënimi, po flas nëse implementohet ky vendim, kjo natyrisht që do të prodhojë protesta në Veri”- shprehet aktivisti Miodrag Milicevic.

Qeveria e Kosovës është dorëzuar para kërkesave të ndërkombëtarëve dhe ka shtyrë afatin për konvertimin e targave deri më 21 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA