Kontrolle intensive në rrugët e Tiranës, dhjetëra të arrestuar dhe qindra leje drejtimi të pezulluara

31/10/2022 16:18

Kontrolle intensive janë zhvilluar në rrugët e Tiranës, ku gjatë javës së kaluar janë bllokuar qindra patenta  për shkak të shkeljeve të rregulloreve.

Gjithashtu dhjetëra persona janë vënë në pranga ose hetuar në gjendje të lirë, pasi po drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Çfarë u konstatua pas kontrolleve të policisë rrugore të Tiranës:

-9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

-30 persona u vunë në pranga dhe hetuar në gjendje të lirë për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

-232 leje drejtimi u pezulluan, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Top Channel