4 pacientë të shtruar në spital dhe 3 infektime të reja me Covid, si paraqitet situata e 24 orëve të fundit

31/10/2022 16:40

Një rënie e ndjeshme e rasteve me Covid është regjistruar në vendin tonë, si pasojë edhe të uljeve të testimeve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 95 testime të kryera gjatë 24-orëve, kanë rezultuar pozitive vetëm tre persona.

Të tre të infektuarit janë zbuluar në Gjirokastër.

Janë 229 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,981 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 31 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 3

Të shëruar në 24 orë 18

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 95

Testime totale 1,997,128

Raste pozitive 331,803

Raste të shëruara 327,981

Raste Aktive 229

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 153

Vlorë 22

Gjirokastër 15

Berat 11

Fier 10

Durrës 8

Elbasan 5

Shkodër 1

Lezhë 1

Korçë 1

Kukës 1

Dibër 1

Top Channel