Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mbeti pa jetë 39-vjeçari Briken Senaj.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 39-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia informon se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa persona, ndërsa është gjetur duke u djegur një automjet në Qafë Kashar, që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Tiranë/Informacion parapak

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Viktima ka më shumë se një vit që është rezident tek “Kodrat e Diellit”. Ai ka mbyllur makinën në garazhin e pallatit ku jeton dhe është takuar me tre të njohur në trotuar. Gjatë kësaj kohe autorët janë afruar me makinë dhe në një distancë të afërt e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Top Channel