Në Durrës 3 vjet pas tërmetit, banorët e dëmtuar po përballen me frikën e grabitjes së pronës.  Kërkesat për informacion dhe zgjidhje sa më të shpejtë të situatës së tyre të strehimit mbeten pa përgjigje.

Prej muajsh banorët e pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në lagjen numër 5 të Durrësit protestojnë para bashkisë dhe pranë pallateve të tyre, por autoritetet heshtin.

Ata kërkojnë zbatimin e VKM-së që doli pas tërmetit dhe normon rindërtimin e pallateve të dëmtuara aty ku kanë qenë, por së fundmi banorëve u është thënë se do t’i dërgojnë në ish-kënetë ose në Spitallë atje ku po ndërtohet një lagje e re me 996 apartamente.

Pasojat e tërmetit vijojnë të jenë të dukshme dhe të pranishme në qytet dhe jetët e familjeve të dëmtuara prej tij. Në bashkinë e Durrësit 2861 familjet që vazhdojnë të marrin bonus qiraje, por edhe të tjera që nuk e kanë përfituar atë dhe pse i kanë të pabanueshme shtëpitë,  ende nuk e dinë se kur do të kthehen në banesat e tyre.

Top Channel