Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut.

Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllanë e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Tashmë u bë pak kohë që kur Bora dhe Donaldi e kanë pranuar bashkimin e tyre publikisht dhe dihet se vazhdimisht postojnë fotot dhe video të njëri-tjetrit në rrjete sociale. Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar një video shumë ‘funny’ të Borës, e cila shfaqet duke ecur mes për mes një lëndine me bar në një zonë periferike, vendndodhje të cilën nuk e kanë treguar saktësisht. Gjatë videos Donaldi e ironizon moderatoren, ku e ka quar edhe ‘gocë fshati’.

 

Top Channel