Fshati turistik në Librazhd shndërrohet në pistë garash/ Automjeti përplaset dhe rrëzon shtyllën e tension, plagosen dy persona

30/10/2022 20:20

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit turistik Fushë-Stude në Librazhd.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë plagosur dy persona, njëri nga të cilët është në qytetin e Elbasanit ndërsa tjetri në gjendje të rndë është nisur drejt Tiranës.

Zona turistike së fundmi është kthyer në një pistë garash ku të apasionuarit pas makinave, shfrytëzojnë këtë zonë për të testuar shpejtësitë e mjeteve të tyre. Gara dhe shpejtësia e makinave në këtë zonë është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në mes të fushës ku njëri prej mjeteve ka goditur dhe rrëzuar një shtyllë tensioni.

Një tjetër aksident po në të njëjtin vend është shënuar dy orë më pas por aksidenti I dytë ishte pa pasoja në njerëz.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel