Diplomohen studentët e masterit/ Realizuan studimet pranë Universitetit Evropian të Tiranës gjatë kohës së pandemisë

30/10/2022 13:24

Gjashtëqind studentët që nisën studimet Master në UET, gjatë periudhës së pandemisë, kurorëzuan rrugëtimin e tyre duke u diplomuar.

Këta të rinj nisën ciklin e dytë të studimeve, ndërsa auditorët  u zbrazën, rrugët u shkretuan dhe jeta siç ishte para pandemisë u bë thuajse një ëndërr e së shkuarës, me frikën se nuk do të kthehej më. për ato momente të vështira flasin sot studentët e sapo diplomuar

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, i uroi të diplomuarit që sfidat dhe pasiguritë e kohës, t’i shndërrojnë në mundësi

“Do të jeni ju dhe bashkëmoshatarët tuaj që do t’i shtyni kufijtë e dijes duke vendosur rekorde të reja për njerëzimin”– u shpreh Selami Xhepa.

I ftuar nderi në këtë ceremoni  ishte aktori Florian Binaj, i cili i inkurajoi të rinjtë në rrugën drejt tregut të punës

Një tjetër gjë që do mësoni kur të dilni në vendin e punës, gjërat e vogla, mërzitjet, zhgënjim, një kurs i 3-mujor do ju hyjnë shumë në punë”. 

Ndërsa rektori Tonin Gjuraj ndau me të sapodiplomuarit dy lajme të mira.

UET i ka plotësuar të 10-ta standartet Europiane“.

Administratori i UET, Tildi Çadri i cilësoi të diplomuarit Master si ambasadorët më të mirë të universitetit.

Qëllimi ynë kryesor ka qenë jo vetëm të përcjellim dijen,  por edhe të përafrohemi ne një treg dinamik të punës, i cili ka shume etje për cilësinë e studentëve”.

Top Channel