Foto Ilustruese

Ujësjellës Kanalizime Durrës  njofton abonentët se mund të ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë 48 orëve të ardhshme.

Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur në zonën Sektori Rinia ku është çarë tubacioni kryesor i ujësjellësit që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Durrësit dhe zonën e fshatrave.

Brigada e avarive e UKD prej dy ditësh po punon për të riparuar defektin dhe normalizimin e situatës për të rikthyer furnizimin normal të popullatës me ujë.

Si pasojë e kësaj situate, gjatë ditës së  diel dhe të hënën, pritet të ketë probleme në furnizimin me ujë për Durrësin.

Top Channel