Të arrestuarit pas sulmit në uzinën armëve në Gramsh kanë dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekurs për “vlerësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës arrest me burg”.

Mbi shtetasit rusë Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe: Zbërthehen rusët e arrestuar! Pranojnë se punonin për shërbimet sekrete ruse

Në seancën e 20 shtatorit, Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg tre të arrestuarit.

Dy rusët dhe ukrainasi u arrestuan në Gramsh në muajin gusht. Pas arrestimit, shtetasi rus Mikhail Zorin ka rrëfyer para efektivëve se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione. Ai ka deklaruar se komunikimi me agjentët e vendit jo mik me Shqipërinë bëhej vetëm me Telegraf, por nuk i njeh me emra hetuesit rusë. 23-vjeçari ka treguar se me dronin që u gjet në çantë, ka filmuar mbi liqenin e Bovillës dhe ka filmuar gjithashtu edhe në portin e Durrësit.

Lexo dhe: “Jemi turistë, kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura”/ Çfarë deklaruan dy rusët dhe ukrainasi pasi u arrestuan nga policia për incidentin në Gramsh

Grupi ka qenë në shumë vende e ka fotografuar uzina të ngjashme. Ata kanë postuar edhe kur vrapojnë pasi autoritetet i kanë zbuluar që janë future në një zonë të ndaluar. Në faqe ka fotografi nga Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia e së fundmi nga Italia.

Top Channel