Pas një viti plot me aktivitete si Kryeqyteti Europian i Rinisë, Tirana synon që vitin e ardhëm të zgjidhet Qyteti Europian i Sportit.
Për këtë arsye, në datat 27-28 dhe 29 tetor, një mision vlerësimi do të jetë në Tiranë, për të bërë një këqyrje të kapaciteteve infrastrukturore, logjistike dhe kapaciteteve njerëzore, ne lidhje me aplikimin që kryeqyteti po bën për këtë titull.
Genc Kojdheli, Drejtori i përgjithshëm i projekteve strategjike dhe invesitmeve të huaja:
“Në kuadrin e programeve, bashkia ka aplikuar për këtë titull, dhe anëtarët e këtij komisioni që janë sot kanë vëzhguar, intervistuar qytetarët e Tiranës, njerëz që merren me sport, autoritete sportive, infrastrukturat sportive dhe të gjitha këto janë në kuadër të vlerësimit për të tentuar të marrë titullin”.
Misioni i monitorimit, përbëhet prej 5 anëtarësh. Tirana do të vlerësohen në bazë të 12 kritereve, të cilat duhet të plotësohen në mënyrë që të arrijë të më marrë titullin për vitin 2023.
Hugo Alonso, Sekretar i përgjithshëm i ACES Europë:
“Ne vijmë dhe e vlerësojmë një qytet në bazë të 12 kritereve të ndryshme. Disa prej kritereve janë, ambientet sportive, investimet, menaxhimi sportiv, promovimi i titullit. Në bazë të këtyre kritereve ne japim me 100 pikë. Nëse qyteti merr më shume se 75 pikë, do të marrë titullin ‘Qyteti Europian i Sportit'”.
Nëse Tirana merr titullin Qyteti Europian i sportit per vitin 2023, duhet angazhim i gjithë shoqërisë, në përfshirjen e aktiviteteve sportive.
Gian Crancesco Lupatelli, President i ACES Europë:
“Vlera i këtij titulli është jo vetëm se sporti bëhet për argëtim, apo për tu bërë kampion, por është i vlefshëm dhe i rëndësishëm edhe për shëndetin”.
Tirana mban titullin kryeqyteti evropian i rinisë për vitin 2022, një vit me mbi 1000 aktivitete, me përfshirjen e të rinjve, por që ka sjelle në kryeqytet edhe një numër të lartë turistësh.
Top Channel