Së fundmi aktori i njohur Matthew Perry i ka kërkuar falje publike, Keanu Reeves pas komentit në librin e tij.

Ylli i “Friends” në një deklaratë për ‘People’ tha se:

Unë jam në fakt një fans i madh i Keanu. Unë thjesht zgjodha një emër të rastësishëm, gabimi im. Kërkoj falje. Duhet të kisha përdorur emrin tim.

Rikujtojmë, se Perry u shpreh për Keanu Reeves në librin e tij duke thënë:

Pse mendimtarët origjinalë si River Phoenix dhe Heath Ledger vdesin, por Keanu Reeves ende ecën mes nesh?

53-vjeçari, dukej se mezi po e mbante përbuzjen e tij për 58-vjeçarin me të cilin duket se nuk ka bashkëpunuar ndonjëherë ndërsa diskutonte për mikun e tyre të përbashkët River Phoenix, i cili ndërroi jetë në 1993 nga një mbidozë droge. Në libër, Perry detajon edhe frikën e tij gati fatale për shëndetin, sprovat dhe mundimet e jetës së tij personale, të cilat dikur përfshinin Cameron Diaz që dyshohet se e goditi me grusht në fytyrë.

“Cameron më goditi. Ishte e qartë se ajo nuk ishte aspak e interesuar për mua,”-shkruan ai. Rikujtojmë, se Perry ka folur së fundmi edhe për jetën e tij sentimentale duke zbuluar detajet e romancës sekrete me yllin e hollivudit Julia Roberts. Edhe pse ai pranoi se në një moment “kishte vrapuar në shtëpi për t’i lexuar letrat e saj”, lidhja, për fat të keq, nuk zgjati. Për herë të parë, aktori ka folur hapur për jetën private duke përmendur marrëdhëniet me disa nga gratë më të bukura në botë.

Top Channel