Lista Serbe reagoi menjëherë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat, duke thënë se prej tyre nuk do të pranohet as edhe një gjobë e thjeshtë.

Do të ketë rezistencë të ashpër, u shpreh kreu i saj Goran Rakic, që shtoi se serbët janë të vetëdijshëm për qëllimet reale të kryeministrit Albin Kurti. Duke pasur parasysh planin e Kurtit për të gjoba dhe dënime të tjera ndaj serbëve që zotërojnë makina me targa legjitime të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Serbisë, në emër të popullit serb nga kjo zonë duam t’i themi atij qartë dhe pa mëdyshje se në momentin që do të jepet gjoba e patë, do të shpërthejë rezistenca e popullit serb, sepse e dimë se çfarë kërkojnë të bëjnë në të vërtetë pushtetarët nga Prishtina”, u shpreh ai. Më tej, në reagimin e kësaj partie thuhej se “të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do të shohë në heshtje heqjen e të drejtave, heqjen e targave KM, e për rrjedhojë lirinë e lëvizjes dhe rrezikun e vetë e mbijetesës sonë, gabojnë rëndë”. Plani i ekzekutivit kosovar është parashikuar të zbatohet në tre faza.

“Për tre javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

Pasi vendimi i qeverisë u bë publik, reagoi SHBA-ja që e pa me këtë shqetësim mosshtyrjen e afatit për riregjistrim. “Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për të bërë një gjë të tillë nga partnerët ndërkombëtarë”, u tha në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA