Spartak Kyçyku prodhon rreth 2 tonë domate çdo vit, por farat e dobëta të këtij vit kanë bërë që fermeri mos realizojë as gjysmën e prodhimit.

I gjithë mundi ka shkuar i hedhur në kanal pasi në sezonin e parë domatja nuk ka qenë cilësore.

Pothuajse të gjithë fermerët e Treganit në Elbasan janë përballur këtë vit me një situatë të tillë, por të paktën pjesa e mbetur është shitur me çmim të kënaqshëm.

Farërat e dobëta dhe pesticidet pa cilësi jo rrallë herë janë shndërruar në problem për fermerët, duke bërë që mundi i një viti të shkojë dëm.

Top Channel