Një qen është filmuar dje duke vrapuar me një kokë të prerë njeriu që mbante në gojë, të cilën e kishte marrë nga një skenë makabre krimi në Meksikë.
Rezidentët e tmerruar të qytetit Zacatecas në veri të vendit thanë se koka ishte lënë pranë një automati në Monte Escobedo, bashkë me një shënim ku thuhej “radhës tjetër do të jetë koka jote”.
Mesazhi në kufomë dukej se vinte nga karteli i drogave ‘Jalisco Nueva Generation’ i cili është përgjegjës për qindra të vrarë gjatë luftës për territor me banda të tjera në veri të Meksikës.
Por para se policia të izolonte skenën e krimit për të hetuar, qeni ia kishte mbathur duke marrë kokën e kufomës.
Video e postuar në rrjetet sociale tregon qenin e kënaqur duke ecur shpejt në një rrugë të errët, teksa mban kokën në gojë nga qafa, me sa duket duke kërkuar një vend të sigurtë për ta ngrënë.
Viktima ende nuk është identifikuar dhe pjesa e tjetër e trupit nuk është gjetur.
Zacatecas ka qenë skena e një luftë të ashpër mes bandave lokale të mbështetura nga kartelet e mëdha si Sinaloa e Jalisco.
Kartelet e drogës në Meksikë lënë shpesh shënime me kufomat e luftës së tyre, me qëllim të intimidojnë rivalët dhe autoritetet.
Kreu i Jalisco Neuva Generation, El Mencho kërkohet si nga autoritetet vendase dhe ato amerikane që kanë caktuar një shpërblim prej $10 milionë për informacione që çojnë në kapjen e tij.
Top Channel