Izolohen rastet e para të prekura nga virusi i gripit.

Në Institutin e Shëndetit Publik bashkë me morinë e virozave që qarkulojnë kanë izoluar edhe grip i cili është i tipit A por ende nuk është përcaktuar nëntipi i tipi i tij nëse është AH1N1 apo nënvariete të tjera.

Tanimë ka nisur edhe vaksinimi ndaj gripit nëpër qendra shëndetësore në mënyrë që qytetarët të jenë të imunizuar nëse do të bien në kontakt me virusin.

Bashkë me vaksinën e gripit qytetarëve u kërkohet të bëjnë edhe vaksinën buster ndaj covid. Në muajin nëntor pritet të mbërrijë një sasi e vaksinës bivalente e covid19 e cila do të jetë vetëm buster pasi i përgjigjet nënvarienteve Omicron BA4 dhe BA5.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA